75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Z S

AAK qëndron në pozicionin e saj: Nuk e mbështet Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e katërt me rradhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Indeksonline kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Time Kadrijaj në një prononcim për Indeksonline është shprehur se qëndrimi i AAK-së për seancën e nësërme mbetet i njejtë.

‘’Normalisht që do të kundërshtojmë emrin e Albulena Haxhiitu, AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vendimit’’, është shprehur ajo për Indeksonline.

Kur është pyetur nëse AAK-ja si parti ka ndonjë propozim për emër ajo është shprehur se propozimi i takon partisë së parë.

Seanca e Kuvendit nis nesër nga ora 10:00./Indeksonline/