75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

AAK: S’dalim nga Qeveria, dialogu të merret më seriozisht!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të dalë nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Kjo është konfirmuar nga nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

Sipas tij, dialogu është pika më e rëndësishme në këtë fazë për Republikën. Gjini theksoi para gazetarëve se nëse AAK-ja e kupton se ka probleme në këtë proces me siguri se do të mblidhet dhe t’i shikojë opsionet për qëndrimet në Ekzekutiv, shkruan Indeksonline

“Ne mendojmë që dialogun si provës duhet ta shohim edhe njëherë. Disa detaje qenësore të shihen edhe njëherë pasi do të kemi edhe takime të tjera. Ne e kem ditë që do të jetë njohja si pikë, e cila është heq.  Do të kemi edhe faza të tjera të negociatave me Serbinë. Jo, për dalje të koalicionit. Ka pas diskutime, por e vetmja pikë që mundet me qenë diskutabile është dialogu. Marrëveshjet që ndodhin nuk mund të kenë përsëritje. Serioziteti duhet të jetë maksimal”, është shprehur ai. /Indeksonline/