AAK-së i bashkohet e bija e Heroit të Kosovës, Vesel Demaku

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kësaj partie iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e Heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku.
Ai i uroj mirëseardhje asaj.
“Vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe Valbona Berisha nga Drenasi, e bija e Heroit të Kosovës dhe mësuesit të popullit, Vesel Demaku.
Valbona ka studiuar për shkencat sociale dhe do të jetë pjesë e ekipit të Aleancës në Drenas.
Valbonës dhe shumë të tjerëve që po i bashkohen familjes sonë të madhe, iu uroj mirëseardhje!
RH”, tha ai./IndeksOnline/