AAK-së i bashkohet profesori i njohur nga Vushtrria

Faton Hyseni, asamblist në Kuvendit Komunal të Vushtrrisë i është bashkuar të martën Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj duke publikuar edhe një fotografi nga kjo ngjarje.
Postimi i Haradinajt:
Suksesin e Kosovës e garantojnë njerëzit e suksesshëm të saj.
Sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iu bashkua edhe profesori i nderuar Faton Hyseni, asambleist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Me kolegët, deputetin Bekë Berisha dhe Prof. Mensut Ademi kryetar i AAK-së në Vushtrri, kisha nderin të pres z. Kastriot Blakaj djal i Dëshmorit Mustafë Blakaj dhe sipërmarrës i suksesshëm, si dhe Prof. Faton Hyseni.
Me ta na bashkon e kaluara për liri dhe vizioni për një Kosovë të zhvilluar.
Me këtë rast, prof. Fatonit i urova mirëseardhjen në AAK dhe shumë sukses në rrugëtimin e tij politik.