75 Mall Live Search
19:09 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / MSH

AAK-së i shtohet edhe një nëndegë në Gjermani, Haradinaj: Kemi mbështetjen më të fuqishme në diasporë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në formimin e nëndegës së partisë në Güpingenit në Baden-Württemberg të Gjermanisë.

Haradinaj ka thënë se AAK po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme në diasporë.

”Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Momentumi pozitiv për Aleancën në diasporë u manifestua edhe sot me krijimin e nëndegës së Güpingenit në Baden-Württemberg të Gjermanisë”, ka thënë Haradinaj. 

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Momentumi pozitiv për Aleancën në diasporë u manifestua edhe sot me krijimin e nëndegës së Güpingenit në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Në frymën që diaspora të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes në Kosovë, u zgjodhën edhe strukturat drejtuese të kësaj nëndege në këtë përbërje;

* Valdet Çekaj – Kryetar;

* Samir Shatri – Nënkryetar;

* Lorenz Leshaj – Nënkryetar;

* Xhevat Mulaj – Koordinator;

* Bashkim Dajaku – Sekretar;

* Edmond Grabanica – Anëtar;

* Arben Çuni – Anëtar;

* Roland Dani – Anëtar;

* Feim Makaj – Anëtar.

Diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës dhe vazhdon edhe sot të jetë forcë e atdheut. Ata kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po fuqizohet çdo ditë falë punës së shkëlqyer të strukturave të saj, sikurse këtu në Gjermani, ku Ukë Blaka me bashkëpunëtorë Aleancën e kanë shndërruar në forcën kryesore politike.

Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, të anëtarësuar në NATO, si kontribuse e paqes, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë. 

Të gjitha strukturave që sot morën pozitat drejtuese në Aleancë, në shtetin i cili në çdo periudhë ka qenë krah i fortë për Kosovën, ju urova sukses dhe ofrova mbështetjen time të plotë.