17:16 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

AAK-së në Pejë i bashkohet ish-koordinatorja e PSD-së në këtë qytet

Nënkryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, njëherit ish-kryetar i kësaj komune për dy mandatë, Ali Berisha ka prezantuar aderimin më të ri të kësaj partie në qytetin e Pejës, Afrore Berdyna Mazreku.

“Sot familjes së Aleancës ju bashkua, znj. Afrore Berdyna Mazreku. Znj. Mazreku është kandidate për Doktoraturë në fushën e Marketingut dhe ish-Koordinatore e PSD për Pejë”, ka shkruar në një postim në Facebook, Berisha.

Ali Berisha ka thënë se profili i Afrores i plotëson dhe pasuron ekipin e Aleancës në Pejë.