75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

AAK-së në Prishtinë i bashkohet edhe një aktiviste e shquar

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka filluar me prezantimin e kandidatëve për asambleistë të kësaj partie në komunës të Prishtinës. Krahas emrave të shquar të kulturës, biznesit e arkitekturës, ai sot ka prezantuar Violeta Hasanin, e cila është një aktiviste për vite me radhë në qendër të Prishtinës.

“Listës fituese së Prishtinës ju bashkua edhe aktivistja e palodhshme ndër vite në qendrën e këtij qyteti, Violeta Hasani, Kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër” Prishtinë nga viti 2014”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tutje ka shkruar se  angazhimi i saj në interesin e komunitetit do jetë edhe më i fuqishëm në qeverisjen e ardhshme që pritet të jetë në këtë vjeshtë.