75 Mall Live Search
16:01 / E Hënë, 02 Maj 2022 / k.v

AAK shënon 22-vjetorin e themelimit, Tahiri: 22 vjet, n’shërbim të vendit!

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, njëherit sekretar i përgjithshëm i kësaj partie përmes një shkrimi në faqen e tij në facebook, është shprehur se para 22 vitesh, Gjenerali Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të lidershipit luftës, kontribues të çështjeve kombëtare e politike themeloi AAK-në, vendosi themelin dhe urat për shumë procese dhe zhvillime politike, që do të pasonin. 

“Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Haradinaj themeloi Aleancën, me vizoninin e qendrushmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtetformimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzen mbi inatet dhe ideologjitë”, theksoi Tahiri.

Shkrimi i plotë:

22 vjet, n’shërbim të vendit!
Sot, 22 vjet më parë u themelua Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Para 22 vitesh, Gjenerali Haradinaj, bashkë me një pjesë të lidershipit luftës, kontribues të çështjeve kombëtare e politike themeloi AAK-në, vendosi themelin dhe urat për shumë procese dhe zhvillime politike, që do të pasonin. 
Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Haradinaj themeloi Aleancën, me vizoninin e qendrushmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtetformimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzen mbi inatet dhe ideologjitë. 
Në fillet e saj, në konsolidim e sipër, Aleanca nuk kishte pasur kohën të investonte, për të fituar garën politike. AAK pranoi verdiktin e sovranit, kryetarët e saj të komunave, deri atëherë të emëruar, në mënyrën më ceremoniale dhe demokratike dorëzuan detyrën, me kulturë të lartë demokratike. AAK dha shembullin e tolerancës dhe bashkëpunimit politik, deri atëherë jo fort në trend. 
Në vitin 2001, pas një bllokade të gjatë të themelimit të institucioneve, ishte vetë Ramush Haradinaj, ai që ofroi fuqinë politike të AAK-së, për të themeluar qeverinë e parë, pa asnjë kushtëzim. Pas konsolidimit, AAK, në vitin 2004, nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt si Kryeministër, arriti tri synime të mëdha për vendin: 
1. Me liderishipin, drejtoi vendin me standardet para statusit, drejt shpalljes së Pavarësisë. Atëherë themeloi dy ministri, atë të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë;
2. U arrit koalicioni i parë mes dy krahëve politik të polarizuar, që njëherë e përgjithmonë, e fundosi idenë e ndarjes së krahut të luftës kundrejt atij të paqes;
3. Më 9 mars 2005, duke dalë para drejtësisë ndërkombëtare, tregoi maturinë e lidershipit të vendit në fushën e sundimit të ligjit. 
Pa asnjë mbështetje institucionale, Ramush Haradinaj, i vetëm dhe me dinjitet prej burrështetasi, e mbrojti UÇK-në dhe imazhin e vendit ndërkombëtarisht. E bëri këtë, duke i përmbysur 36 pika të aktakuzës shpifëse. Komuniteti ndërkombëtar mbeti i befasuar, me gatishmërinë dhe sakrificën e Gjeneralit dhe Kryeminstrit. 
Më 2008, fitoi në Tribunalin e Hagës, u kthye në Kosovë faqebardhë e me dinjitet. Përkrahja e qytetarêve ishte e parezervë, ashtu siç ishte dhe është mirënjohja jonë për secilin pa dallim. Ishte koha e pas shpalljes së Pavarësisë, kur Qeveria e atëhershme ishte në piedestalin e saj. Ishte koha, kur ne si opozitë flisnim hapur për defektet në shoqëri e qeveri. 
Më 2009, AAK fitoi, 18 për qind në nivel komunal, udhëhoqi me 5 komuna, me të cilat, atëherë e tash, nuk ka asnjë aferë korruptive. 
Fillim viti i 2017-ës ishte vit i vështirë për AAK-në, na u ndalua në Colmar të Francës, padrejtësisht kryetari ynë, i cili u mbajt deri në Prill, kohë jo e lehtë, por prapë triumfuam. Edhe në këtë kombinim kompleks, Kryeminstri Haradinaj:
1. Pengoi ndarjen, nuk kalkuloi;2. Vendosi taksën, nuk kalkuloi;3. Themelimi i Ushtrisë, guxoi;4. Pavarësoi Kosovën në fushën e Energjetisë;5. Hodhi hapin për konsolidimin e Trepçës. 
Gjenerali me taksën dhe përballjen me Serbi, dha mesazh që Colmari dhe montimet tjera, nuk do ta ndrronin asnjëherë qëndrimin e tij për shtet e sovranitet.  
AAK-ja dhe Ramush Haradinaj kur përkulet para varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe heronjëve që dhanë gjakun, ka në zemër e mendje këto fakte: Për 22 vjet qeverisje, Ramush Haradinaj qeverisi vetëm dy vite, por me punë të mëdha; 
– Themeluam Ushtrinë,- Ndaluam ndarjen,- Ndaluam Vucicin dhe Vucicat tjerë me taksën 100 %; – Bëmë Autostradën Energjetike me Shqipëri dhe Trepcën; – Ligjin për Kryeqytetin; – Rritjen e pagës për njerëz të ligjit e drejtësisë, për rreth 650 prokurorë e gjykatës; – Bashkëpunimin politik ndër-partiak, për shtet; – Bashkëpunimin dhe partneritetin me miq e aleatë, dhe jo pasivitetin e veprimin pa Agjendë. – Kurr nuk e lëvizëm kursin kombëtar, pro Amerikan e Euro Atlantik.
Anëtarë të AAK-së, shumë prej jush jeni në mendime se çfarë kursi e drejtimi kemi mbajt, lexoni më lartë e shihni që për 22 vjet drejt kemi qëndruar. 
Ja kemi borxh vendit mos me u ndalë por me u rritë. 
Kështu edhe do të jetë! 
Urime!