AAK shënon 23 vjetorin e themelimit

Më 2 maj 2000, pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, u krijua Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Kjo parti sot shënon përvjetorin e 23-të të themelimit. Me këtë rast, bëhet e ditur se ceremonia e shënimit të këtij përvjetori mbahet në Prishtinë, në ora 18:00 në hotelin Emerald, ku përpos zyrtarëve dhe aktivistëve të kësaj partie pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga jeta publike.