AAK sot zgjedh kryetarin, a do të ketë ndonjë kundërkandidat Ramush Haradinaj?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e Nëntë zgjedhor të partisë. Në këtë Kuvend raportohet se do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së.
Deri më tash asnjë kandidaturë nuk është bërë publike.
Emri i Ramush Haradinaj vazhdon të mbetet i padiskutueshëm në këtë subjekt, transmeton Indeksonline.
Mbetet të shihet nëse ai do të ketë ndonjë kundërkanidat në këtë Kuvend zgjedhor.
Këtij kuvendi i kanë paraprirë, zgjedhjet nëpër degë e nëndegë anëkend vendit.