75 Mall Live Search
12:57 / E Enjte, 11 Mars 2021 / AR

AAK: Tendencioze që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen partisë sonë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me një deklaratë pas mbledhjes së kryesisë, shkruan Indeksonline.

Përmes deklaratës në Facebook, nga kjo parti thanë se është tendencioze përpjekja që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së.

Deklarata e plotë:

– AAK-ja përshëndet procesin zgjedhor dhe falënderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullsinë e këtyre zgjedhjeve.

– AAK-ja njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës…

– E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së.

– Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim.

– AAK-ja kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës.

May be an image of 4 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people and people standing