08:23 / E Premte, 28 Korrik 2023 / mp

AAK thërret konferencë për medie

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot konferencë për medie.

Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00.

“Nesër, më datë 28 korrik, në ora 10:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.