AAK thonë se do të qeverisin me vendin, Besnik Tahiri do të shkojë në takim me Vjosa Osmanin

AAK-ja sot ka mbledhur kryesinë, pas mbledhjes e cila u thirr pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pas kësaj mbledhjeje, në emër të kësaj partie foli, Ahmet Isufi, i cili tha se janë të përgatitur për zgjedhje, transmeton Indeksonline.
“AAK-ja duke pas parasysh që në vitin 2021 kemi zgjehdje lokale dhe qysh herët ka nisur edhe organizimin e strukturave. Tani do të mbahen edhe konsultimet me partitë politike me u.d. të presidentes dhe natyrisht qe vendi shkon në zgjedhje.
Situatë jo e lehtë për shkak të pandemisë. Prandaj duhet pasur kujdes, duke vlerësuar edhe mendimin e IKSHPK-së. Në këto zgjedhje shkojmë të përgatitut për të qeverisur dhe udhëhequr vendin”, tha ai.
Ai theksoi se në këto zgjedhje do dalin si AAK, sepse janë parti e konsoliduar dhe po ashtu janë të përgatitut që ta udhëheqin edhe Qeverinë.
“Sa i përket kadidimitt të Haradinajt mbajtëm të njëjtën medim, ngase ai e meriton të jetë president.
Do të jetë përfaqësuesi Besnik Tahiri në takimin e sotëm me u.d, të presidentit”, tha Isufi./Indeksonline