AAK ua jep pushim të hënën Grupit Parlamentar, për shkak të Festës së Flamurit

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka ardh me një lajm për Grupin Parlamentar të kësaj partie.
Ai ka lajmëruar se të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të hënën e kanë pushim, transmeton Indeksonline.
Kjo për shkak të 28 nëntorit, festës së Flamurit Kombëtar. Vlen të kujtojmë që Kryeministri Hoti ka marrë vendim që të hënën nuk do të ketë pushim dhe se do të jetë ditë pune./Indeksonline/