75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

AAK vendos mos të marrë pjesë në zgjedhjet në veri

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje  me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme. 

Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake!  /Indeksonline/