AAK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Pejës

AAK0ja ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Ky është postimi i Haradinajt:
Sot, së bashku me dr. Ali Berishën, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për kryetarin e ardhshëm të Pejës.
Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbajë mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i ka qyteti i zemrës sime, Peja.
Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar i Pejës.