08:30 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / AR

A$AP Rocky nuk gjen qetësi, do të paditet nga miku i ngushtë, A$AP Relli

Me 20 prill, A$AP Rocky, ishte arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelos.

Ish-anëtari i A$AP Mob ka pretenduar se ishte viktimë e të shtënave me armë nga Rocky. Avokatët e tij kanë zbuluar për Rolling Stone se Relli (emri i vërtetë i të cilit është Terell Ephron) do të ngrejë një padi kundër Rocky, transmeton Indeksonline.

Sipas avokatëve Jamal Tooson dhe Brian Hurëitz, Rocky e joshi Rellin me mirëkuptimin se ata do të “diskutonin një marrëveshje mes të dyve”.

Avokatët e Relli-t pretendojnë se ai ka marrë “kërcënime të shumta me vdekje dhe dëme të pariparueshme në karrierën e tij në industrinë e argëtimit si rezultat i këtij incidenti”.

Rocky dhe Relli kishin qenë miq në shkollë të mesme. Relli nuk ka qenë reper, por u vlerësua nga Rocky për sjelljen e tij në grupin e A$AP Yams. Relli është një menaxher dhe producent./Indeksonline/