75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 31 Tetor 2025 / Gj Sh

Aaron Ramsey largohet nga Pumas, pritet rikthimi i tij në Evropë

Mesfushori uellsian Aaron Ramsey ka përfunduar zyrtarisht kontratën e tij me klubin meksikan Pumas UNAM dhe është larguar nga skuadra me efekt të menjëhershëm.

Kjo ka bërë që Ramsey të jetë sërish agjent i lirë në tregun e futbollit, dhe pritet rikthimi i irij në Evropë, shkruan IndeksOnline.

Ramsey iu bashkua Pumas gjatë verës, por pas një periudhe të shkurtër në Meksikë, palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim.

Gjatë qëndrimit të tij, ish-lojtari i Arsenalit dhe Juventusit zhvilloi pak ndeshje për shkak të problemeve fizike dhe mungesës së formës.

33-vjeçari pritet të shqyrtojë tani ofertat e reja për të vazhduar karrierën, ndërsa disa klube evropiane raportohet se kanë shprehur interes për të./IndeksOnline/