20:30 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Abate “vrasës”, kujt i ka shënuar ka përfunduar në Serie B (Video)

Ignazio Abate ka shënuar në ndeshjen e fundit që Milani mposhti Veronën me rezultat 4-1.

Mbrojtësi italian numëron tre gola me 18 herë kampionët e Italisë që nga rikthimi në vitin 2009, shkruan indeksonline.

Tri skuadrave që Abate iu ka shënuar kanë përfunduar në Serie B.

Në Sezonin 2013/14 ai shënoi kundër Bolognas, ku kjo e fundit ra në ligën më poshtë.

Dy vite më vonë italiani shënoi kundër Frosinones, ku edhe këta nuk arritën të qëndrojnë në Serie A.

Ndërsa këtë javë shënoi kundër Veronas, ku këta të fundit sezonin e ardhshëm do të luajnë në Serie B. /IndeksOnline/