09:33 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Abazi: Asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan “Republika e Kosovës”

Qeveria në detyrë ka njoftuar se gjatë mbledhjes së fundit ka marrë vendim që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja reciprociteti.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës , Haki Abazi thotë se tani asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

As reciprociteti nuk u bie tamam

Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova.

Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan: Republika e Kosovës.