75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 27 Janar 2025 / FR

Abazi i LDK-së: 9 shkurti duket larg për festën e madhe

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Mustaf Abazi, ka marrë mbështetje të madhë në Kolovicë të Prishtinës.

Abazi, përmes një postimi në facebook u shpreh se sonte pamë kryengritjen e madhe , ringritjen e rikthimin e LDK-së.

Ndërsa theksoi se 9 shkurti duket larg për festën e madhe

“Si në çdo vend, si në secilën lagje të Prishtinës e Kosovës, edhe në Kolovicë, sonte pamë kryengritjen e madhe , ringritjen e rikthimin e LDK-së.

Rruga e re po zë vend te secili qytetar, ajo po pritet me padurim.

9 shkurti duket larg, për festën e madhe!”, ka shkruar Abazi.

Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurti, Mustaf Abazi kandidon me numër 76./Indeksonline/