Abazi: Kosova s’ka krizë numrash, por krizë lidershipi

Biznesmeni dhe politikani kosovar që jeton në Gjermani, Mustafë Abazi, ka thënë se Kosova nuk ka krizë numrash, por krizë lidershipi. Nga një panel në Berlin, Abazi ka thënë se tani është koha për përgjegjësi.
“Kosova nuk ka krizë numrash, por krizë lidershipi.
Kur edhe shumica parlamentare nuk arrin të zgjedhë kryetarin e kuvendit, kjo nuk është vetëm bllokadë politike — kjo është mungesë serioziteti dhe përgjegjësie.
Populli i dha votën për të qeverisur, jo për të bllokuar.
Institucionet po vonohen, ndërsa qytetarët po presin me ankth: për paga, për siguri, për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Unë besoj se Kosova ka nevojë për një politikë që nuk luan me fatin e vendit, por që punon për të bashkuar, ndërtuar dhe zhvilluar.
Sot, më shumë se kurrë, duhet zëri i qytetarëve që kërkojnë zgjidhje — jo zhurmë, jo bllokim.
Koha është për përgjegjësi. Koha është për punë, jo për pazare”, shkruan Abazi në reagim./Indeksonline/