Abazi: LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka thënë se Lëvizja Vetvendosje ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në diasporë.
Kështu është shprehur në një postim Abazi
“LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetatrët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, shkroi ai.
Ndryshe, sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot përmes një letre drejtuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij./IndeksOnline/