Abazi: Ndryshimi madh, s’mund të sfidohet nga askush, qoftë edhe për një emër për president
VV dhe LDK ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, ende nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis, s’bëhet fjalë për program qeverisës, por është posti i presidentit ai që ka lënë “pezull”, koalicionin.
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, në një status të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se dallimi në të kaluarën subjektet politike janë mjaftuar me postin e kryeministrit dhe s’janë marrë as me emrat e ministrave.
“Dallimi është i madh, në të kaluarën subjektet politike kur kanë siguruar kryeministrin janë kënaqur e mjaftuar dhe as që kanë qarë kokën për programin e aq më pak për integritetin dhe profesionalizimin e ministrave. Në rastin e Haradinaj as emrat nuk I ka ditur e janë përfshirë njerëz më aktakuzë në pozita vitale.
Rezultati i qasjes së tillë, kur marrëveshja bashkëqeverisjes është ankeruar vetëm tek pozita e kyqe dhe i ka vënë në pazare çdo vendim të institucioneve, ka përfunduar në dështime në të gjitha drejtimet dhe krim e korrupcion, nepotizem e tenderë e shpërdorim të parasë publike e shumë shpesh më vendime jolegjitime e kunder interesit të shtetit dhe asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin e plotë. Kjo nuk duhet përsëritur kurrë më”.
Abazi tutje ka thënë se LVV po bën kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulë funksionale për qeverisje efektive, të qëndrueshme politikisht dhe me mirëbesim të plotë më partnerin e koalicionit.
“Kjo është edhe çasje obliguese që ka dalë nga vota e ndryshimit të madh duke lënë ne opcion vetëm LVV dhe LDK. Zgjedhjet për herë të parë e kanë vendosur vijën e kuqe duke ndarë opcionin qeverisës për ndryshim dhe ka përjashtuar nga ocioni ata dhe ato parti që e kanë dështuar shtetin dhe interesin e qytetarit.
Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President”, përfundon deputeti i VV-së./Indeksonline