18:20 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Abazi: Para e gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK-në

Duke komentuar mbledhjen e sotme të liderëve politikë të ftuar nga presidenti, zëvëndëskryeministri në detyrë, Haki Abazi përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se Thaçi para dhe gjatë luftës ka përdorur shokët e tij pëe të përçarë e luftuar LDK-në.

Ky është postimi i plotë i tij:

Para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK, ndërsa tani po e përdor Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në.

Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike.

Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe gjithashtu, as nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës.