Abazi publikon dokumentin, thotë se qeveria, më 2021 nënshkroi një kontratë me kompaninë të lidhur me Radoiçiqin

Deputeti, Haki Abazi e ka publikuar një kontratë ku sipas tij, më 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë prej 574 mijë eurosh.
Ai thotë se kjo kompani është kompani që ka lidhje me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojciqin”.
Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiqin”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas dokumentit, kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD” janë në pronësi të Radulla Steviqit, i cili është mik i Milan Radojçiqit.
Steviqi është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Dokumenti i publikuar nga deputeti Abazi:
