75 Mall Live Search
23:19 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Abazi: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Thaçi është masë ekstreme

Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se Kosova është e përgatitur për Kosovën.

Abazi ka thënë se Qeveria Kurti nuk është në pajtueshmëri me vendimin e Presidentit Hashim Thaci që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

Sipas tij kjo është e panevojshme.

“Ajo që është propozuar nga presidenti për gjendjen e jashtëzakonshme, është e panevojshme.

Ne sot kemi marrë lëvdatë nga SHBA-të për veprimet e duhura dhe adekuate në përputhshmëri në gjendje me vendin tonë.

Kryeministri nuk është në pajtueshmëri me vendimin e Presidentit.Ne mendojmë që për një gjendje të tillë është ekstreme. Tani për tani është i panevojshëm dhe nuk do duhej të merrnim një vendim të tillë tani.

Nga këta 19 të infekuar 6 janë duke u trajuar në kushte shtëpiake, gjendja është nën kontroll”, ka thënë Abazi./IndeksOnline/