Abazi: Thaçi e Mustafa antiamerikan e antishtet, për Avdullah Hotin flasim kur kalon COVID-19

Derisa qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandemisë koronavirus, ata kanë edhe një sfidë tjetër, krizën institucionale.
LDK dhe VV , tashmë janë përçarë, madje nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca për mocionin e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë, transmeton Indeksonline.
Në anën tjetër, presidenti Thaçi sot në mëngjes i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, rreth masave që mbrëmë qeveria Kurti ndërmorri për kufimin e lëvizjes së qytetarëve.
E, përmes një postimi të bërë në Facebook, zëvëndëskryeministri Haki Abazi ka shkruar një status në llogarinë Facebook, në adresë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës e presidentit, Hashim Thaçi.
“Thaçi dhe Mustafa po dalin të jenë antishtet, antikushtetutes, antikombëtar, antiamerikan dhe antievropian. Për Hotin flasim një ditë tjetër, kur kalon COVID-19”, shkruan Abazi./Indeksonline