75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Abazi: Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë rezultuan në menaxhim model të kësaj pandemie

Zv/kryeministri në detyrë, Haki Abazi tha se sukses i madh për Kosovën, ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët e profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19.

Ai tha se ishte fatkeqësi për gjithë planetin dhe keqardhje e ngushëllime për të gjitha jetët e humbura nga kjo pandemi, transmeton Indeksonline.

Sipas tij veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një  menaxhim model të kësaj pandemie.

Postimi i plotë:

Sukses i madh për Kosovën, Ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët, profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19.

Fatkeqësi për gjithë planetin dhe keqardhje e ngushëllime për të gjitha jetët e humbura nga kjo pandemi!

Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një menaxhim model të kësaj pandemie.

Bashkë do ta mundim të keqën!