75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 30 Mars 2021 / A. M.

Abazoviqic i reagon ministrit Vladimir Leposaviq: Në Srebrenicë ka pasur gjenocid, kush s’e kupton s’ka…

Zv.kryeministri i Malit të Zi, politikani shqiptar, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se kushdo që nuk e kupton që në Srebrenicë ka pasur gjenocid “nuk ka vend në funksionet e shtetit”.

Ai këto deklarata i ka dhënë duke iu përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq. Ky i fundit u shpreh se nuk e njeh ngjarjen e Srebrenicës pasi “s’kishte njohuri”.

Abazoviqi nëpërmjet Twitterit ka thënë se “Qeveria malaziase respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare”.

“S’ka diskutim mbi këtë temë. Kush nuk e kupton këtë s’ka vend në funksionet e shtetit. Le t’i kthehemi të së ardhmes, kemi shumë punë për të bërë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deklaratës së Leposaviqit i kanë reaguar ashpër edhe shtetet e huaja. Ambasada të shteteve më të fuqishme të botës kanë reaguar ndaj Qeverisë së Malit të Zi, duke kërkuar që të qartësohet qëndrimi i saj se në vitin 1995 në Srebrenicë ka pasur gjenocid ndaj boshnjakëve.

May be an image of 1 person, standing and text