75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / B O

Abazovic ia mësyen Prokurorisë Speciale, i gatshëm ta godas “kontrabandën e cigareve”!

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazovic e ka nisur ditën me një dosje të trashë të cilën e ka nisur në Prokurorinë Speciale të Shtetit në Mal të Zi.

Abazovic i përcjellur nga forca të sigurimit, ka arritur në mëngjesin e sotëm në Prokurorinë Speciale të Shtetit me dokumentacion të përgatitur për t’i prezantuar prokurorëve skemën e kontrabandës së cigareve në Mal të Zi.

Ai ka njoftuar se ka emrat e personave që qëndrojnë prapa kësaj skeme, kompanitë e lidhura dhe figurat e politikës që qëndrojnë prapa tyre.

Abazovic e ka akuzon Milo Djukanovicin se është personi që nën hije udhëheqë këtë kontrabandë dhe këto fakte ia ka prezantuar sot Prokurorisë./Indeksonline/