75 Mall Live Search
11:09 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Abazovic merr një iniciativë serioze në Mal të Zi, formon Këshillim Kombëtar në luftën ndaj Korrupsionit

Me propozimin e Dritan Abazoviqit, Qeveria e Malit të Zi ka formuar Këshillin kombëtar për luftën ndaj korrupsionit.

Zëvëndëskryeministri malazias, ka thënë se synon që me këtë këshill të mos ketë njerëz të paprekshëm në Mal të Zi, shkruan Indeksonline.

Madje, ky këshill do të hetojë rastet e korrupsionit në 30 vjetët e fundit.

“Nuk është qëllimi i Këshillit kombëtar të ndërhyjë në punën e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, por së bashku të arrijnë rezultate që janë thelbësore për vendin tonë në çdo kuptim. Ato janë veçanërisht thelbësore për rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe mbylljen e kapitujve 23 dhe 24. Kemi edhe mbështetje ndërkombëtare për formimin e Këshillit kombëtar. Këshilli duhet të drejtohet nga vetëm një moto, nuk ka më të paprekshëm. Qytetarët kanë të drejtë dhe se ata meritojnë të dinë të vërtetën për raste të caktuara në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë në 30 vjetët e fundit. Do të hetohen të gjithë zyrtarët që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit ndër vite”, ka thënë Abazoviqi./Indeksonline/