75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Abazovic merret në pyetje në Prokurori

Kryeprokurori Special Milivoje Katniq ka konfirmuar se zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka dhënë një deklaratë para prokurorit.

Abazoviqi është marrë në pyetje lidhur me kërcënimet që i janë dërguar përmes rrjeteve sociale.

Katniqi ka thënë gjithashtu se është duke u hetuar deklarata e Abazoviqit se dukush i ofroi miliona për të mos e votuar Qeverinë e re të Malit të Zi.

Përfaqësuesit e GP URA së fundmi njoftuan se Abazoviqi ka marrë kërcënime edhe nga një anëtar i një grupi rajonal, në rajon./Indeksonline/