75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / Blerim

Abazoviç: Qeveria do të emërojë sot drejtorin e ri të Policisë në Mal të Zi

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të këtij muaji, ka shkarkuar drejtorin e policisë, Veselin Veloviq.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Twitter, pa dhënë detaje në lidhje me arsyet e shkarkimit, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa sot, Abazoviqi ka publikuar një fotografi me Veloviqin, teksa ka shkruar:

Drejtori i administratës policore (UP) Veselin Veljoviq, sipas marrëveshjes, më informoi sot se ai po largohet nga funksioni i rëndësishëm.

Faleminderit dhe vazhdoni! Qeveria tashmë do të emërojë një “V” të ri sot, u.d. drejtorin e Departamentit të policisë!

Ndryshe, Veselin Veloviqi ka qenë në krye të detyrës nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë, më 2018./Indeksonline