75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Abazoviq, kryeprokurorit dhe Prokurorit Special: Luftone krimin e korrupsionin, ose largohuni

Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po vazhdon të takojë drejtuësit shtetërorë në Mal të Zi. Pasi i takoi dhe ua njoftoi shkarkimin drejtorit të Policisë dhe shërbimit inteligjent, Abazoviq ka takuar edhe Kryeprokurorin e Malit të Zi dhe Prokurorin Special të shtetit.

Ai u ka dhënë dy njerëzvë të rëndësishëm të drejtësisë në Mal të Zi se duhet të kenë rezultate konkrete në luftën ndaj krimit e korrupsionit, ose duhet të largohen. Abazoviq ka thënë se ka qëndrim selektiv në organet e prokurorisë në Mal të Zi në zbatim të drejtësisë.

“Rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, veçanërisht ato që lidhen me abuzimin e pozitës zyrtare dhe njerëzit që kryenin funksione të larta shtetërore, duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur” ka qenë paralajmërimi i Abazoviq./Indeksonline/