Abazoviq në konferencë: Zbuluam një mashtrim në Ministrinë e Brendshme, vlera është më shumë se 1 milion euro

Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se Qeveria malaziase ka zbuluar një mashtrim me përfitim më shumë se 1 milion euro në Ministrinë e Brendshme nga ish-Qeveria e kaluar.
Abazoviqi ka thënë se bëhet fjalë për një keqpërdorim të madh të një donacioni të dhënë nga Bashkimi Evropian, shkruan Indeksonline.
Ministria e Brendshme kishte përfituar donacion mbi 1 milion euro për pajisje që do të mbikëqyrnin kufirin detar me Kroacinë e Shqipërinë, por që ky donacion milionësh është keqpërdorur.
Abazoviqi gjithashtu tha se partnerët evropianë ishin të informuar për gjithçka.
Abuzimi i parasë publike thuhet se është zbuluar nga një komision i veçantë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i formuar nga ministri Sergej Sekuloviq, i cili po kontrollon të gjitha kontratat e mëparshme./Indeksonline/