75 Mall Live Search
07:59 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

Abazoviq pasi u rrëzua nga pushteti: Shpresojmë që pas zgjedhjeve shpejtë të formohet qeveria e re

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili është rrëzuar nga pushteti.

Pas votimit të mocionit ai ka mbajtur një konferencë për media.

Abazoviq ka treguar se cilat janë planet e tij pas mocionit.

Ai ka thënë se shpresojnë që së shpejti pas zgjedhjeve të formohet qeveria e re.

“Shpresojmë që shumë shpejtë do të arrijmë që pas zgjedhjeve të formojmë qeveri të re dhe të shkojmë në drejtimin evropian”, është shprehur ai.