75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / MSH

Abazoviq takohet me Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetje të plotë për zgjidhje të përhershme për rajonin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u takua sot me homologun e tij, kryeministrin Albin Kurtin.

Abazoviq theksoi mbështetjen e plotë të tij dhe të Malit të Zi, për një zgjidhje të përhershme të dialogut.

“Mali i Zi ofron mbështetjen e tij të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin.

Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore” ka thënë Abazoviq.

Kurti dhe Abazoviq u takuan në kuadër të vizitës së tyre në Shkup, atje ku po mbahet Forumi Ekonomik.