08:28 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / Gj. Sh

Abazoviq tregon qëndrimin e tij për lufën mes Izraelit e Palestinës: S’i përkrahim terroristët, por nuk heshtim as ndaj vrasjes së fëmijëve!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përmes një postimi në facebook ka treguar rreth qëndrimit e tij për luftën mes Izraelit e Palestinës.

Abazoviq është shprehur se Mali i Zi mbështeti rezolutën që kërkon një armëpushim urgjent dhe të përhershëm në Gaza.

Ndërsa ka shtuar se Mali i Zi nuk do të mbështesë asnjë organizatë terroriste, por as nuk do të heshtë derisa vriten fëmijë dhe civilë të pafajshëm./Indeksonline/