75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Abbot për suksesin e Blerta Bashollit: Mezi pres ta shikoj filmin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka përgëzuar Blerta Bashollin për suskesin e arritur si regjisorja më e mirë në Festivalin Sundance, shkruan IndeksOnline.

Abbot ka thënë se mezi pret ta shikoj filmin.

“Urime Blerta Basholli për fitoren e Regjisorit më të Mirë në Festivalin e Filmit Sundance për filmin Hive. Mezi pres ta shikoj! Është mirë të shohësh filma që adresojnë të kaluarën e Kosovës; ato na ndihmojnë të flasim së bashku për të ardhmen”, tha ai.

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA./IndeksOnline/