Abbott dënon ashpër zjarrëvënien e veturave: Vepër kriminale, pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nikolas Abbott ka dënuar veprimet e fundit në veri për zjarrvënien e veturave me tabela RKS.
“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturës në Zubin Potok, pasi pronari i saj kishte konvertuar targat në RKS.
Ai ka thënë se këto janë vepra frikacake dhe kriminale, transmeton IndeksOnline.
Ambasadori ka ritheksuar kërkesën e tyre për zgjatjen e plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që targat RKS të vendosen gjatë 12 muajve ndërsa konfirmon serish se Kosova ka të drejtë të zbatojë këtë ndryshim.
“SHBA dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata me ose synim për të marrë targat e veturave RKS sipas ligjit kosovar. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale. Ritheksojmë kërkesën tonë për zgjatjen e plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që targat RKS të vendosen gjatë 12 muajve ndërsa konfirmojmë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këtë ndryshim”, thuhet në reagimin e ambasadorit në Tëitter.