Abbott: Dita e Pavarësisë mundësi e mirë për të reflektuar mbi sakrificën e së kaluarës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e shënimit të përvjetorit të 13-të të pavarësisë.
“Dita e Pavarisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si edhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet”.
“Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, shkruan ai në Facebook.