75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Abbott me thënjën e Nënë Terezës: Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria…

10 dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Në këtë datë, Nicholas Abbottambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar një status në rrjetin social FB, derisa citon edhe një thënje të humanistes sonë, Nënë Tereza.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, një kujtesë që të gjithë kemi përgjegjësi për të mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Siç tha Nënë Tereza: “Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij”, shkruan Abbott./Indeksonline