16:56 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Abbott pas takimit me Mustafën dhe Hazirin: Diskutuam perspektivat e ardhshme të LDK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak minuta para mbajtjes të mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie.

Abbot ka reaguar pas takimit në rrjetin social “Facebook”, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe nënkryetarin Lutfi Hazirin diskutuan për rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së.

“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lufti Hazirin. Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së”, tha ai./IndeksOnline/