15:53 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Abbott për vrasjen dhe zhdukjen e 1133 fëmijëve gjatë luftës: Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka treguar se ka marrë pjesë në ekpozitën virutale, “Njëherë e një kohë dhe kurrë më”.

Ai ka thënë se në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë, 1133 fëmijët kosovarë të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“1133 fëmijë kosovarë u vranë ose janë ende të zhdukur nga një konflikt i ndodhur rreth njëzet vjet më parë. Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, ka shkruar Abbott.