11:40 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Abbott publikon fotografi nga takimet e Kurtit të hënën në Londër

Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, ka shpërndarë disa fotografi derisa ishte duke e pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Abbott tregon se në ato qaste po priste Kurtin, para disa takimeve me ministret britanike.

“Duke e pritur Kryeministrin  Kurti në dhomën e pritjes para takimeve të shkëlqyeshme me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikën, Wendy Moro, dhe me ministren e Forcave të Armatosura, James Heappey, kur isha në Londër në fillim të kësaj jave. Mundësi e mirë të dëgjojë për prioritetet e Qeverisë së re”,ka shkruar ai./IndeksOnline/