21:35 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

Abdixhiku kujton Nekibe Kelmendin: Ishte simbol i qëndresës, mburremi që ishte pjesë e organizimit tonë politik

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Nekibe Kelmendin, në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta.

Abdixhiku ka thënë se përkushtimi e ringritja e saj, mbetet shembull për secilin prej nesh.

“Ishte një grua symbol i qëndresës. Një grua që pas humbjeve të mëdha të burrit dhe dy djemve të saj gjen forcën, kurajon dhe përkushtimin për të dhënë gjithçka për vendin dhe shëndrronet simbol për të gjithë ne. Ne mburremi që e kemi pasur pjesë të organizimit tonë politik”, ka thënë Abdixhiku.