Abdixhiku takon mësimdhënësit e kryeqytetit: Mësim gjithëditor, koeficient 150!

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar sot mësimdhënësit e kryeqytetit.
Abdixhiku ka thënë se derisa ka dëgjuar për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen, është zotuar se që në javën e parë të qeverisjes së tij, do ta bëjë koeficientin e pagave 150 euro.
“Ndërsa ata më flisnin për sfidat, unë ju tregova për vizionin tonë me mësimin gjithëditor që u implementua me sukses të madh në 5 shkolla fillore të Prishtinës. Atë do ta zgjerojmë në së paku 5 Komuna të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për t’i ngritur standardet e edukimit, dhe për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit e tyre! U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit public”, ka thënë Abdixhiku.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Mësim gjithëditor! Koeficient 150!
Fëmijë të mençur, mësimdhënës me dinjitet!
Sot pata kënaqësinë ta takoj mësimdhënës të përkushtuar nga Prishtina të cilët më treguan për vështirësitë dhe shqetësimet që i hasin çdo ditë në sistemin arsimor të vendit tonë.
Ata e kanë detyrën fisnike të edukimit të brezave të së ardhmes, por përballen me sistem të vjetëruar arsimor, pa kushte për zhvillim profesional, dhe me paga mujore të pamjaftueshme që nuk i mbulojnë nevojat e tyre bazike përballë çmimeve të larta dhe inflacionit.
Ndërsa ata më flisnin për sfidat, unë ju tregova për vizionin tonë me mësimin gjithëditor që u implementua me sukses të madh në 5 shkolla fillore të Prishtinës. Atë do ta zgjerojmë në së paku 5 Komuna të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për t’i ngritur standardet e edukimit, dhe për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit e tyre!
U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit publik! Fola edhe për programet e veçanta për trajnimin profesional të mësimdhënësve që kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe ngritjen e cilësisë së arsimit!
Sepse mësimdhënësit janë në themelet e së ardhmes të ndritur të Kosovës, dhe ndryshimin e madh që po vjen do ta sjellim bashkë me ta dhe me gjithë qytetarët e Kosovës.