75 Mall Live Search
12:17 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / H F

Abdixhiku: 110 kandidatët e LDK-së, ekipi i njerëzve me integritet, dije dhe përvojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se nësër (16 dhjetor) në orën 18:00, do të prezantojnë 110 kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon”, ka shkruar Abixhiku, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë:

Nesër, më 16 dhjetor, në AMC Hall, nga ora 18:00, prezantojmë të 110 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë; ekipin me të cilin kërkojmë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon.

Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe programin politik tonin si edhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.

Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

Të jemi bashkë për Kosovën që duam.

Le të zgjedhim shpresën.

 Abdixhiku: Nesër prezantojmë 110 kandidatët për të cilën kërkojmë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.