75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 06 Janar 2025 / Z S

Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fati ynë, thirrja jonë, fitorja jonë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në bazë të shortit LDK-ja do të garojë me numërin 124. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku.

Ai është shprehur se 9 shkurti është fati ynë, thirrja jonë, fitorja jonë.

”124 është numri ynë! ✌️9 shkurti është fati ynë, thirrja jonë, fitorja jonë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit do të nisë të shtunën, më 11 janar./Indeksonline/